Bashkimi Evropian miraton vaksinën kundër lisë së majmunëve
Kompania daneze e bioteknologjisë Bavarian Nordic (BAVA.CO) ka njoftuar të hënën se Komisioni Evropian ka dhënë lejen që vaksina e saj Imvanex të tregtohet si mbrojtje kundër lisë së majmunëve.
Miratimi vjen vetëm një ditë pasi Organizata Botërore e Shëndetësisë lëshoi një alarm të nivelit të lartë duke shpallur shpërthimin e shpejtë të lisë së majmunëve si një emergjencë globale shëndetësore.
"Disponueshmëria e një vaksine të miratuar mund të përmirësojë ndjeshëm gatishmërinë e kombeve për të luftuar sëmundjet në zhvillim, por vetëm përmes investimeve dhe planifikimit të strukturuar të gatishmërisë biologjike," është shprehur shefi ekzekutiv i Bavarisë, Paul Chaplin.
Vaksina bavareze, është e vetmja deri më tani që ka fituar miratimin për parandalimin e sëmundjes së lisë së majmunëve në Shtetet e Bashkuara dhe Kanada, e tani më edhe në BE.
Bavaria Nordic në një deklaratë të dhënë ka njoftuar se miratimi i kësaj vaksine është i vlefshëm në të gjitha shtetet anëtare të Bashkimit Evropian, si dhe në Islandë, Lihtenshtajn dhe Norvegji.
Kompania po ashtu ka bërë të ditur se zhvillimi i kësaj vaksine është bërë i mundur përmes investimeve të rëndësishme nga qeveria e Shteteve të Bashkuara në dy dekadat e fundit.
