OBSH-ja shpall linë e majmunit emergjencë globale
Lija e majmunit është deklaruar si emërgjencë botërore e shëndetit publik, nga Organizata Botërore e Shëndetit.
Ky klasifikim është alarmi i kuq më i madh që kjo organizatë mund ta jap, pas përhapjes së jashtëzakonshme të rasteve.
Ky vendim erdhi në fund të mbledhjes së dytë emërgjente të komitetit të OBSH-së për virusin.
Më shumë se 16 mijë raste janë raportuar në 75 vende, ka thënë drejtori gjeneral i Dr. Tedros Adhanom Ghebreyesus.
Pesë raste kanë përfunduar me fatalitet si rezultat i përhapjes, ka shtuar ai.
Veç dy emërgjenca tjera të ngjashme janë aktualisht - pandemia e koronavirusit dhe dhe përpjekjet e vazhdueshme për të zhdukur poliomielitin.
Dr Tedros tha se komiteti i emërgjencës nuk ka arritur konsensus të njëzëshëm nëse përhapja e lisë së majmunit duhet të klasifikohet si emërgjencë globale shëndetësore.
Mirëpo, ai tha se përhapja ka vazhduar me hapa të shpejtë nëpër tërë botën dhe është vendosur që të shndërrohet në shqetësim ndërkombëtar.
Shumë pak dihej për mënyrat e transmetimit që i kanë dhënë hov përhapjes, tha Dr. Tedros.
"Vendimi i OBSH-së është se rreziku i lisë së majmunit shqetëson të gjitha regjionet, përveç atij të Evropës, ku e vlerësojmë rrezikun të lartë", shtoi ai.
Gjithashtu ekziston një rrezik i qartë i përhapjes së mëtutjeshme, edhe pse rreziku i interferencës me trafikun ndërkombëtar mbetet i ulët për momentin, tha ai.
Dr. Tedros tha se ky vendim do të ndihmojë të përshpejtojë zhvillimin e një vaksine dhe implementimin e masave për ta kufizuar përhapjen e virusit.
OBSH gjithashtu ka publikuar rekomandime me shpresën se do t'i bëjë shtetet e ndryshme të ndërmarrin hapa për të parandaluar përhapjen e virusit dhe për të mbrojtur ata që janë më të rrezikuar.
"Ky është një shpërthim që mund të ndalet me strategjinë e duhur në grupet e duhura", tha Dr. Tedros.
Lija e majmunit për herë të parë u shfaq në Afrikën qëndrore në vitet e 50-a.

