Lëvizja për Bashkim: Vendimet politike s'ia ndërrojnë karakterin luftës
Partia kosovare, Lëvizja për Bashkim ka reaguar pas vendimit të Speciales për dënimin prej 26 vitesh burgim për Salih Mustafën.
Përmes rrjetit social "Facebook", kjo parti ka publikuar qëndrimin e saj e ku thuhet se vendimet politike nuk mund t'ia ndërrojnë karakterin luftës.
"Që nga mënyra e krijimit, - nga presioni i jashtëzakonshëm ndërkombëtar mbi institucionet e Kosovës dhe mbi përfaqësues të saj, nga kërcënimi publik se “nëse nuk e formojmë ne, e formon Rusia në kuadër të OKB-së”, e deri te qëllimi i hapur i saj (“të dy palët fajtore” dhe “pajtimi i palëve”), - ka qenë e qartë se kjo gjykatë nuk do të ndajë drejtësi, por do të shpallë vetëm vendime politike. Kjo edhe ndodhi sot".
Më poshtë edhe postimi i plotë:
