Basha: Vuçiq ka shërbyer si ministër i propagandës dhe ia ka shkruar fjalimet Millosheviqit - NACIONALE

Basha: Vuçiq ka shërbyer si ministër i propagandës dhe ia ka shkruar fjalimet Millosheviqit

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Dimal Basha ka thënë se nuk ka dallim në mes të retorikës së mes presidentit aktual serb, Aleksandër Vuçiq dhe atij të viteve të 90’ta, Sllobodan Millosheviq.

Basha në Twitter ka postuar një video duke krahasuar Vuçiqin dhe Millosheviqin.

Ai tutje ka thënë se Vuçiq gjatë udhëheqjes së Milloveshiqit, ia ka shkruar fjalimet duke qenë “ministër i propagandës”.

Shikojeni duke përdorur të njëjtën retorikë, por mos u çuditni, Vuçiq ka shërbyer si ministër i tij i propagandës, ai ka shkruar fjalimet e tij! Të dy, “ata nuk po sulmojnë Serbinë p.sh. e urrejnë Vuçiqin/Milosheviçin, por ata po sulmojnë Vuçiqn/Milosheviçin p.sh. e urrejnë Serbinë.” – ka shkruar Basha.

Lajme të ngjashme