Basha ia kthen Hovenierit për deklarimin e sotëm: I përshtatet Serbisë, asnjëherë Kosovës
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Dimal Basha, ia ka lexuar ndryshe ambasadorit amerikan Jeffrey Hovenier deklarimin e tij të sotëm “i përshtatet Serbisë e asnjëherë Kosovës”.
Hovenier sot përçoi mesazh që “të mos urinoni para derës së klubit ku doni të hyni” referuar Kosovës në synimin e saj për anëtarësim në BE, NATO dhe struktura euroatlantike.
“I përshtatet Serbisë, asnjëherë Kosovës. Serbia është ai shtet që nuk respekton asnjë vlerë demokratike, është shtet autokrat që vazhdon me qenë faktori kryesor destabilizues në rajon”, ka thënë Basha në emisionin “Ditari” në Tëvë 1.