Barrikadat në veri: Aktakuzë ndaj 6 personave, pezullohen hetimet për 11 persona pasi mbeten të “paarritshëm për organet e ndjekjes” - NACIONALE

Barrikadat në veri: Aktakuzë ndaj 6 personave, pezullohen hetimet për 11 persona pasi mbeten të “paarritshëm për organet e ndjekjes”

1 muaj më parë

nga NACIONALE

Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur aktakuzë ndaj gjashtë personave për vepra kundër rendit kushtetues, lidhur me barrikadat në veri në dhjetor 2022.

Sipas njoftimit, të akuzuarit “përmes përdorimit të forcës dhe dhunës” kanë penguar institucionet e Kosovës në ushtrimin e autoritetit shtetëror.

PSRK-ja thotë se ata kanë bllokuar rrugët me kamionë, ekskavatorë, autobusë dhe automjete të tjera.

“Kanë qenë të gatshëm t’i sulmonin zyrtarët policorë”, thuhet në aktakuzë, siç raportoi Kallxo.com.

Të pandehurit akuzohen për “bashkim për veprimtari kundërkushtetuese” dhe “pengim të personit zyrtar”.

Ndërkaq, hetimet ndaj 11 personave të tjerë janë pezulluar, pasi ata mbeten të paarritshëm për organet e ndjekjes, këtu duke përfshirë Millan Radojçiqit, udhëheqësin e sulmit terrorist dhe paraushtarak në Banjskë.

Lajme të ngjashme