Barcelona arrin marrëveshjen për Rodrin, 65 milionë paund për yllin e Manchester City
Barcelona ka arritur marrëveshje për transferimin e kapitenit të Spanjës, Rodri, nga Manchester City për rreth 65 milionë paund, raportuan mediat ndërkombëtare.
Mesfushori 30-vjeçar, fitues i “Topit të Artë” në vitin 2024, pritet të nënshkruajë një kontratë katërvjeçare me kampionët e Spanjës. Transferimi pritet të zyrtarizohet në ditët e ardhshme.
Rodri largohet nga Manchester City pas shtatë sezonesh të mbushura me trofe. Ai iu bashkua klubit anglez nga Atletico Madrid në vitin 2019 për 62.8 milionë paund, shumë që në atë kohë përbënte rekord për Cityn.
Në total, mesfushori regjistroi 298 paraqitje me fanellën e Manchester Cityt. Gjatë kësaj periudhe fitoi 12 trofe të mëdhenj, përfshirë katër tituj të Premier League, dy FA Cup, tre EFL Cup dhe Ligën e Kampionëve në sezonin 2022-23.