Banorët që u dëmtuan nga shpërthimi i fishekzjarreve në Prizren do të kompensohen - NACIONALE

Banorët që u dëmtuan nga shpërthimi i fishekzjarreve në Prizren do të kompensohen

1 vit më parë

nga NACIONALE

Banorët e lagjes “Bazhderhane” në Prizren, të cilët u dëmtuan nga shpërthimi i mjeteve piroteknike në një pikë shitjeje, do të kompensohen për dëmet që u janë shkaktuar.

Kështu ka njoftuar kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj.

Ai ka njoftuar se Komisioni për vlerësimin e dëmeve ka vizituar vendin e ngjarjes dhe ka informuar banorët se kanë afat 7 ditë për të parashtruar kërkesat për kompensim.

“Komisioni për vlerësimin e dëmeve të shkatuara nga incidenti me mjete piroteknike në lagjen “Bazhdarhane” ishte sot në vendin e ngjarjes për t’i informuar banorët e dëmtuar se duhen, në afat prej 7 ditësh sipas ligjit, të parashtrojnë kërkesë në Drejtorinë e Emergjencave dhe Sigurisë për dëmet që u janë shkaktuar”, tha ai.

Lajme të ngjashme