Banorët e fshatrave të Zubin Potokut pretendojnë se Policia e Kosovës po e ndërton ilegalisht bazën e tyre - NACIONALE

Banorët e fshatrave të Zubin Potokut pretendojnë se Policia e Kosovës po e ndërton ilegalisht bazën e tyre

1 vit më parë

nga NACIONALE

Nënkryetarja e Zubin Potokut, Latinka Utviq, ka thënë se ka pranuar ankesa nga banorët e fshatrave Jasenovik dhe Gazivodë, të cilët pretendojnë se pronat e tyre janë uzurpuar nga Policia e Kosovës për ndërtimin e stacionit policor në Zubin Potok.

Utviq për Kosovo-Online ka thënë se nuk kanë pranuar ndonjë përgjigje nga institucionet e Kosovës për këtë çështje.

Kemi bërë çfarë kemi mundur. Kemi dërguar një letër në stacionin policor në Zubin Potok dhe kemi kërkuar që ankesat e qytetarëve t’i drejtojnë te institucionet kompetente në Prishtinë. S’kemi pranuar ndonjë përgjigje deri sot”, ka thënë Utviq.

Zëdhënësi i policisë për veriun, Branislav Radoviq, ka thënë për këtë medium se kanë pranuar një njoftim sa i përket “uzurpimit të tokës”.

Është marrë një njoftim për ankesën e banorëve të fshatit Jasenovik për gjoja uzurpimin e pronës së tyre nga kompania e quajtur ‘Eskivatori’ e cila kryen disa punime që përfshijnë gërmimin, zgjerimin e rrugës dhe rrafshimin e terrenit. Ankesa i referohet edhe faktit se punëtorët e kësaj kompanie, si dhe kantieri, sigurohen nga pjesëtarë të policisë të armatosur me armë të gjata dhe se pjesëtarët e policisë nuk lejojnë inspektorin e autorizuar komunal për projekte apo pjesëtarë të stacionit policor të Zubin Potokut për të hyrë në atë vend. Ata i ndaluan në gjysmë të rrugës, i identifikuan dhe i kthyen,” ka thënë Radoviq.

Ndryshe Kurti bashkë me ministrin e Punëve të Brendshme të martën kanë vizituar punimet në ndërtimin e stacionit policor në Zubin Potok.

Lajme të ngjashme