Ballkanin pritet ta përfshijnë stuhi të forta të motit
Stuhi të forta të motit pritet ta përfshijnë Ballkanin gjatë ditëve në vijim.
Kështu ka raportuar MeteoBallkan, sajt i specializuar për parashikim të motit.
Këto stuhi do të vijnë si shkak i masave jostabile ajrore, ndërsa do të shtrihen në Kosovë, Shqipëri e Maqedoni të Veriut.
Këto ndryshime raportohet se do të sjellin rrëbeshe shiu me vetëtima e bubullima.
Erëra do të ketë gjithashtu, kurse nuk përjashtohet as mundësia për të reshura breshëri.
