Bajrami: Z. Kryeministër, a mund t’i garantoni qytetarët se s’do të ketë një shtrenjtim tjetër të energjisë? - NACIONALE

Bajrami: Z. Kryeministër, a mund t’i garantoni qytetarët se s’do të ketë një shtrenjtim tjetër të energjisë?

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, e ka pyetur kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, nëse mund t’i garantojë qytetarët se nuk do të ketë përsëri shtrenjtim të çmimit të energjisë elektrike në Kosovë.

Duke iu referuar një raportimi në media se KESCO ka bërë kërkesë për shqyrtim të jashtëzakonshëm të tarifave, ajo ka paralajmëruar se mund të fillojë edhe një cikël tjetër i shtrenjtimit të rrymës.

KESCO raportoi se po e kanë dorëzuar një kërkesë të tillë. ka disa muaj që e kemi ngritur çështjen që në vjeshtë ndoshta do të përballemi me një krizë energjetike, por as ne nuk e kemi besuar që kjo do vijë në korrik. Tani pyetja z. Kryeministër është që ku është problemi i moszbatimit të subvencionit prej 100 milionë eurosh. A mund t’i garantoni sot qytetarët që nuk do të ketë edhe një ngritje tjetër?”, ka deklaruar ajo.

Lajme të ngjashme