Bajrami: Statistikat e njënashme s’e thonë realitetin, s’mund të tregohet rritja ekonomike pa inflacionin 7.5 % - NACIONALE

Bajrami: Statistikat e njënashme s’e thonë realitetin, s’mund të tregohet rritja ekonomike pa inflacionin 7.5 %

3 javë më parë

nga NACIONALE

Ish-ministrja e Financave dhe kandidatja për deputete, Hykmete Bajrami, ka deklaruar se statistikat e paraqitura në mënyrë të njëanshme nuk pasqyrojnë gjendjen reale të ekonomisë.

Ajo ka theksuar se krahas rritjes ekonomike prej 5.43 për qind, duhet të merret parasysh edhe niveli i inflacionit, i cili sipas saj ka arritur në 7.5 për qind gjatë muajit maj 2026.

Sipas Bajramit, kur çmimet rriten më shpejt se të ardhurat, fuqia blerëse e qytetarëve zvogëlohet, duke bërë që ata të mos e ndiejnë efektin e rritjes ekonomike, por kryesisht shtrenjtimin e jetesës.

Postimi i plotë:

Në ekonomi, statistikat e njëanshme nuk e tregojnë realitetin.

Rritja ekonomike prej 5.43% nuk mund të shihet e shkëputur nga inflacioni prej 7.5%. Sepse kur çmimet rriten më shumë se të ardhurat fuqia blerëse bie, qytetari nuk e ndjen rritjen, e ndjen shtrenjtimin.

Lajme të ngjashme