Bajrami: Prokuroria duhet të zbarkojë në zyrën e ZRrE-së nëse nuk zbatohet vendimi i gjykatës - NACIONALE

Bajrami: Prokuroria duhet të zbarkojë në zyrën e ZRrE-së nëse nuk zbatohet vendimi i gjykatës

1 vit më parë

nga NACIONALE

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Hykmete Bajrami, ka reaguar pas vendimit të fundit të Gjykatës Komerciale për të pezulluar vendimin e Zyrës së Rregullatorit të Energjisë për daljen në treg të lirë.

Sipas Bajramit, vendimi që afër 1300 biznese të kalojnë në tregun e lirë është i papranueshëm dhe në kundërshtim me vendimet gjyqësore.

“ZRrE-ja duhet ta pezullojë vendimin për përjashtimin e rreth 1300 bizneseve nga shërbimi universal i furnizimit me energji elektrike, në përputhje me vendimet e Gjykatës, deri në vendimin përfundimtar. Përndryshe, nesër, para datës 1 gusht, Prokuroria duhet të zbarkojë në zyrën e ZRrE-së dhe t’i pyesë: për interesat e kujt po punojnë ata aty? S’ka rrugë tjetër. Pikë”, ka shkruar Bajrami në Facebook.

Lajme të ngjashme