Bajrami për çështjen e dinarit: Kush mban përgjegjësi për kritikat që Kosova mori nga pothuajse sëcili aleat - NACIONALE

Bajrami për çështjen e dinarit: Kush mban përgjegjësi për kritikat që Kosova mori nga pothuajse sëcili aleat

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Banka Qendrore e Kosovës ka shpallur një plan të ri për të hequr dinarin nga qarkullimi, duke vendosur një periudhë tranzitore prej tre muajsh për zbatimin e rregullores së re. Ky vendim padyshim vjen si shkak-pasojë e presionit të ndërkombëtar dhe kritikave të ashpra që mori kryeministri Kurti gjatë seancës së OKB-së. Në këtë kontekst, deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka kritikuar ashpër kryeministrin Kurti duke e akuzuar për "politizim" të Rregullorës së BQK-së.

“Që tri vjet, Kurti një hap para e tre mbrapa. Kujt iu desht politizimi i Rregullorës së BQK-së deri në Këshill të Sigurimit, ku u pa qartazi se kjo Rregullore dhe politizimi i saj ishin bërë pa koordinim me aleatët tonë, të cilët po në Këshill e kritikuan Kosovën bash ditën kur Parlamenti Evropian nxorri Rezolutë për hetim ndërkombëtar rreth manipulimit të zgjedhjeve në Serbi nga ana e Aleksander Vuqiçit.” – tha Bajrami për Nacionalen.

Lidhur me zmbrapsjen e qeverisë Kurti sa i përket çështjes së dinarit, në një përgjigje për gazetën "Nacionale", Bajrami ka ngritur pyetjen se kush do të mbajë përgjegjësinë pas kritikave të ashpra të komunitetit ndërkombëtar.

“Ma thoni kush humbi e kush fitoi?! Sot, Banka Qendrore paska njoftuar për përiudhën tranzitore tre mujore për zbatimin e Regullores. Mirë shumë deri këtu, se po thojnë që BQK është institution “i pavarur”, por kush mban përgjegjësi për krejt kritikat që Kosova mori nga pothuaj secili aleat i saj gjatë dhjetë ditëve të kaluara, apo me rëndësi është popullzimi i momentit. Tani kthimi mbrapa nuk është që ka ndonjë efekt te populli, druaj as të aletatet, por pëlqimet u morën, vargje patriotike u thurën, videot u bënë virale anipse Kosova po numron në vend.” – tha deputetja e LDK-së

Gjithashtu, deputetja e LDK-së ka kujtuar se kanë kaluar plotë 230 ditë që kur vendi gjendet nën sanksione nga Bashkimi Evropian.

“Mos të harrojmë asnjëherë faktin se falë kësaj Qeverie Kosova ka 230 ditë që është nën sanksione nga ana e BE dhe po kritikohet haptas nga ShBA.” - tha Bajrami.

Lajme të ngjashme