Bajrami i drejtohet Kurtit dhe kabinetit të tij për Ligjin për Qeverinë: A e dini çfarë ligji keni miratuar, amatera
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami ka thënë se a do të respektoj Albin Kurti dhe kabineti i tij Ligjin 08/L-117 për Qeverinë, të cilin e kanë hartuar dhe miratuar vetë?
Sipas Bajramit, Neni 26 i Ligjit për Qeverinë nëse rezultatet e zgjedhjeve certifikohen nesër, Albin Kurti dhe të gjithë ministrat që janë zgjedhur deputetë duhet të japin dorëheqje SONTE.
“A do ta respektoj Albin Kurti dhe Kabineti i tij Ligjin 08/L-117 për Qeverinë, të cilin e kanë hartuar dhe miratuar vetë?
Sipas Nenit 26 të Ligjit për Qeverinë, i cili është në fuqi që nga viti 2022, nëse rezultatet e zgjedhjeve certifikohen nesër, Albin Kurti dhe të gjithë ministrat që janë zgjedhur deputetë duhet të japin dorëheqje SONTE.” – ka shkruar ajo.
Tutje Bajrami ka shpejguar se cfarë do të thotë Neni 26, pika 1 dhe Neni 30.
“Ja çfarë thotë Neni 26, pika 1:
“Në rast se anëtari i Qeverisë në detyrë zgjidhet deputet i Kuvendit të Republikës së Kosovës, i njëjti duhet të japë dorëheqje nga posti i anëtarit të Qeverisë para ditës së certifikimit të rezultatit të zgjedhjeve.”
Nga ana tjetër, Neni 30 thotë:
“Qeveria në dorëheqje vazhdon të ushtrojë përgjegjësitë e saj, në përputhje me kufizimet e përcaktuara me nenin 31 të këtij ligji, deri në zgjedhjen e Qeverisë së re nga ana e Kuvendit.” – ka shkruar Bajrami.
Në fund deputetja e LDK-së, ka pyetur Kurtin dhe kabinetin e tij se a e din se cfarë ligji kanë miratuar.
“Pyetja është: Çka don me thanë dorëheqja për Albin Kurtin dhe LVV-në, sepse deri me sot kushdo që ka dhënë dorëheqje s’ka punu më në atë institucion.
A e dini çfarë ligji keni miratuar?
Sonte me siguri po pyesni veten pse opozita nuk e ka dërguar edhe këtë Ligj në Gjykatën Kushtetuese.
Amatera!”- ka përfunduar ajo.