Bajrami: Asnjë urë, asnjë rrugë – që 5 vjet, Kurti nuk e ka lënë asnjë shenjë pozitive
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka kritikuar Qeverinë Kurti për mënyrën e menaxhimit të buxhetit, duke e quajtur shqetësuese strukturën buxhetore të pesë viteve të fundit.
Ajo, duke u bazuar në të dhënat e Serive Kohore të Ministrisë së Financave, ka theksuar se në gjashtëmujorin e parë të këtij viti janë shpenzuar gjithsej 1,412 miliardë euro. Nga kjo shumë, 391 milionë euro janë shpenzime të komunave, ndërsa 1,021 miliardë euro janë shpenzime të nivelit qendror.
Postimi:
Sipas Serive Kohore të Ministrisë së Financave në gjashtë mujorin e parë të këtij viti gjithsej shpenzimet buxhetore kapin shumën prej 1,412 miliardë Euro, prej tyre vetëm 391 milionë Euro janë shpenzimet e komunave ndërsa pjesa tjetër prej 1,021 milardë Euro janë shpenzime të nivelit qendror.
Shqetësuese në këto pesë vite mbetët struktura buxhetore. Buxheti edhe pse jo i planifukuar mirë gjatë implementimit përkeqësohet tutje dhe kjo ka ndodhë vit pas viti.
Po ju paraqes vetëm një fakt:
Për këtë gjashtëmujor nga 391 milionë Euro të shpezuara nga ana e komunave 105 milionë Euro kanë shku në investime kapitale, pra rreth 27% e buxhetit të shpenzuar, por nga gjithsej 1,021 miliardë Euro të shpenzuara në nivelin qendror vetëm 138 milionë Euro kanë shku në investime kapitale ose vetëm 13% e buxhetit të shpenzuar.
Kurti që pesë vjet në pushtet nuk e ka lënë asnjë shënjë pozitive në këtë vend: asnjë rrugë, asnjë urë, asnjë hekurudhë, asnjë kapacitet energjetik - trashegimia e tij qeverisëse është baras me zero. Kurtin do ta kujtojmë për shumë skandale, por asnjëherë askush s’ka me pasë rastin me udhëtu nëpër Kosovë e me drejtu gishtin tregues e me thanë “kjo është ndërtu në kohën e qeverisë Kurti”.
Sa për informatë buxheti i paraparë për investime kapitale për vitin 2025 është 931 milionë Euro, në gjashtë muajt e parë të këtij viti janë realizuar vetëm 243 milionë Euro, prej të cilave 105 milionë Euro tyre janë realizuar nga ana e komunave.