Bajqinovci vazhdon ta “godasë” opozitën: Nuk e kanë dertin e shtetit, duan pushtet - NACIONALE

Bajqinovci vazhdon ta “godasë” opozitën: Nuk e kanë dertin e shtetit, duan pushtet

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Teksa në Bruksel po vazhdon të mbahet takimi mes kryeministrit Albin Kurti dhe presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci, ka vazhduar ta kritikoj opozitën në lidhje me qasjen e tyre rreth zhvillimeve në Bruksel.

Bajqinovci beson se opozita janë të shqetësuar, por sipas tij, ata kanë hallin e pushtetit.

“Opozita e shqetësuar dhe në ethe: a po e nënshkruan apo nuk po e nënshkruan Kryeministri propozimin evropian, Jo pse e kanë dertin e shtetit, por pse duan ta marrin pushtetin. Këtë po mendojnë ta bëjnë duke e sulmuar Kryeministrin sido që të veprojë, por s'do t'iu funksionojë!”, - ka shkruar deputeti i mazhorancës.

Kujtojmë që në Bruksel ka filluar para pak çastesh në kryeqendrën evropiane takimi mes kryeministrit të Republikës së Kosovës, Albin Kurti dhe të parit të serbëve, Aleksandar Vuçiq nën ndërmjetësimin e shefit të diplomacisë evropiane Josep Borrell dhe të emisarit Mirosllav Llajçak.

Lajme të ngjashme