Bajqinovci i mëshon BE-së: I pakuptimtë reagimi për largimin e prokurorëve serbë - NACIONALE

Bajqinovci i mëshon BE-së: I pakuptimtë reagimi për largimin e prokurorëve serbë

5 orë më parë

nga NACIONALE

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci, ka kritikuar reagimin e BE-së ndaj dekretit të Presidentes për lirimin nga detyra të prokurorëve të komunitetit serb që kishin dhënë dorëheqje në vitin 2022.

Bajqinovci e ka cilësuar si të pakuptimtë qëndrimin e BE-së, duke thënë se karakteri shumetnik i Kosovës nuk mund të përdoret për të shmangur pasojat ligjore të braktisjes së institucioneve pas thirrjeve politike nga Beogradi.

“Reagimi i BE-së për largimin e prokurorëve serbë është i pakuptimtë. Po, Kosova është shtet dhe shoqëri multietnike. Kjo është e garantuar me Kushtetutën e Republikës së Kosovës dhe me ligjet që ne i respektojmë dhe i zbatojmë çdo ditë”, ka deklaruar deputeti i LVV-së.

Sipas tij, sundimi i ligjit duhet të zbatohet njësoj ndaj të gjithë qytetarëve, pa marrë parasysh përkatësinë e tyre etnike.

“Por multietniciteti nuk nënkupton që dikush mund të braktisë institucionet me thirrje politike nga Beogradi dhe më pas të pretendojë rikthim; ligjet janë shumë të qarta. Sundimi i ligjit duhet të vlejë njësoj për të gjithë, pa dallim etnie”, ka thënë Bajqinovci.

Lajme të ngjashme