Babai ushtron dhunë psiqike dhe e kërcënon me vrasje vajzën e tij në Prishtinë - NACIONALE

Babai ushtron dhunë psiqike dhe e kërcënon me vrasje vajzën e tij në Prishtinë

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Policia e Kosovës ka arrestuar një burrë në Prishtinë i cili dyshohet se ka ushtruar dhunë psiqike ndaj vajzës së tij.

Sipas raporti 24 orësh të PK-së, ai dyshohet se vajzën e tij e kishte kanosur edhe me vrasje.

I dyshuari është dërguar në mbajtje.

Raporti i plotë:

DHUNË NË FAMILJE

Prishtinë 27.11.2022-14:45. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se i njëjti, për motive të panjohura ka ushtruar dhunë të vazhdueshme psikike ndaj viktimës femër kosovare-vajzës së tij, dhe të njëjtën e ka kanosur me vrasje. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Lajme të ngjashme