Babai i të arrestuarit të pestë për dhunimin e 11-vjeçares: Ma mirë mos me kanë unë hiç - NACIONALE

Babai i të arrestuarit të pestë për dhunimin e 11-vjeçares: Ma mirë mos me kanë unë hiç

1 vit më parë

nga NACIONALE

I dyshuari i pestë për dhunimin e 11-vjeçares në Prishtinës raportohet se është 19-vjeçari SH.K.

Ai po intervistohet në stacionin e Policisë, përderisa për rastin ka folur babai i tij.

“Ma mirë mos kofsha hiç, ma mirë me m’mytë mu, mos me kanë gjallë se që jom prind. Unë vet e kam dorëzu Shkelqimin në Polici. Ai s’ka qenë djalë problematik, i urtë, punëtor, e morën në qaf tjetër kush, e na morën në qafë edhe neve, tri shpi na kanë blloku krejt. Mos vet. S’kom me gjetë avokat, me çka pagu, punët ligsht. Me një rrogë tetë anëtarë“, ka deklaruar babai i të dyshuarit për dhunimin e 11-vjeçares.

Që nga dita kur ka ndodhur ky rast i trishtë, ai tha se Shkelqimi s’ka qenë në shtëpi. Pasi e kuptoi se është shpallur në kërkim, ai tha se u vë vet në lëvizje për ta gjetur derisa e takoi në fshatin Koliq.

“Ma mirë me qenë të dekt, se të gjallë. Shkelqimi s’ka qenë në shpi, se kom ditë ku osht. Unë vet e kom dorëzu në Polici. Në Koliq e kemi taku. Kena dalë me lyp edhe na ka dalë në udhe përpara”, përfundoi babai i të dyshuarit për Sinjalin.

Katër të dyshuarve të tjerë, Gjykata ua ka caktuar paraburgimin prej 30-ditësh.

Lajme të ngjashme