Babai e lë vetëm djalin 7-vjeçar në malin Fuji dhe vazhdon ngjitjen - NACIONALE

Babai e lë vetëm djalin 7-vjeçar në malin Fuji dhe vazhdon ngjitjen

1 ditë më parë

nga NACIONALE

Policia japoneze ka qortuar një 48-vjeçar pasi ai e la djalin e tij shtatëvjeçar vetëm për disa orë në malin Fuji, ndërsa vazhdoi ngjitjen me djalin tjetër, raporton BBC.

Fëmija u gjet i ulur në një stol, në kushte me mjegull dhe shi, në një lartësi mbi 2 mijë metra.

Sipas raportimit, djali ishte ankuar se ishte lodhur, ndërsa babai i kishte thënë të “wait here” dhe kishte vazhduar rrugën drejt majës me djalin më të madh.

Punonjësit e një strehe malore e gjetën fëmijën pranë stacionit të gjashtë të itinerarit dhe njoftuan policinë. Babai u lokalizua mes stacionit të shtatë dhe të tetë, rreth tri orë ecje larg.

Fëmija ishte gjetur vetëm rreth orës 07:30 të së enjtes dhe, sipas raportimeve të cituara nga BBC, kishte pritur rreth tetë orë para se të ribashkohej me babanë.

Policia e kritikoi 48-vjeçarin për vendimin, ndërsa ai raportohet se kërkoi falje.

Mali Fuji, 3,776 metra i lartë, vizitohet çdo vit nga rreth 200 mijë alpinistë dhe është pjesë e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s që nga viti 2013.

Lajme të ngjashme