Azemi: Propagandistët në pushtet paskan bërë orvatje që tre vite mandat t'i përmbledhin në një video dy minutëshe
Në një postim të fundit në Facebook, Visar Azemi nga LDK ka akuzuar qeverinë Kurti për "propagandë" në lidhje me publikimin e një tjetër videoje nga partia në pushtet në të cilën pretendohen suksese të shumta.
Azemi ka akuzuar qeverinë e Albin Kurtit për të tentuar të mbulojë dështimet dhe për të shpalosur një imazh të rremë të suksesit. Ai ka theksuar se përpjekjet për të përmbledhur tre vite mandat në një video dy minutëshe janë thjesht një përpjekje për të fshehur regresin e vërtetë të vendit gjatë kësaj periudhe.