Azemi i LDK-së: Për tre vite mandat, kjo qeveri prodhoi plot skandale korruptive - NACIONALE

Azemi i LDK-së: Për tre vite mandat, kjo qeveri prodhoi plot skandale korruptive

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Kryetari i Degës së LDK-së në Ferizaj, Visar Azemi, ka kritikuar heshtjen e pushtetit pas arrestimit të drejtorit ekzekutiv të Kompanisë Rajonale të Ujësjellësit (KRU) në Gjakovë, Hasan Krasniqi.

Në një postim në Facebook, Azemi akuzoi qeverinë për "prodhim të skandaleve korruptive", duke e cilësuar rastin e Krasniqit si një prej skandaleve më të rënda dhe më të dëmshme për reputacionin e Kosovës në vite.

Azemi theksoi se ky nuk është rasti i vetmi i korruptimit në qeverisjen e tanishme, duke sjellë shembuj të tjera si arrestimi i Nagip Krasniqit, drejtorit të KEK-ut për dyshime për keqpërdorim e korrupsion, dhe rastin e aferës së ambasadorit Martin Berishajt.

Postimi:

Lajme të ngjashme