Azemi: Edhe shoqëria civile po thotë se qeveria e VV-së po i favorizon katër komunat që i udhëheq kjo parti
Visar Azemi, anëtar i Kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), ka ngritur akuza të forta ndaj Qeverisë së Kosovës, duke thënë se po favorizon komunat e udhëhequra nga Lëvizja Vetëvendosje (VV). Këto shqetësime sipas tij, nuk vijnë vetëm nga opozita, por edhe nga shoqëria civile, duke përdorur Institutin GAP si bazë për argumentet e tij.
Azemi shton se këto katër komuna, që përfaqësojnë vetëm 11.6% të popullsisë dhe 14.5% të territorit të vendit, po marrin 13 milionë euro ose 59.5% të shumës totale.
Ndërkohë, komunat e qeverisura nga LDK, që kanë 23.7% të popullsisë dhe 15.8% të territorit, përballojnë vetëm 17.8% të investimeve në projekte kapitale nga niveli qendror.