Avokati i Popullit synon zgjidhje, u dërgon një draft-marrëveshje qeverisë e SBAShK-ut - NACIONALE

Avokati i Popullit synon zgjidhje, u dërgon një draft-marrëveshje qeverisë e SBAShK-ut

4 vjet më parë

nga Muharrem Kafexhiu

Avokati i Popullit ka konfirmuar se u ka dërguar një draft-marrëveshje qeverisë e SBAShK-ut në tentim për të arritur një marrëveshje.

Këtë e konfirmoi vet institucioni përmes një komunikate . Mes tjerash thuhet se angazhimin si ndërmjetësues po e bën në tentim për të gjetur zgjidhje, duke u thirrur nga kërkesat e të dyja palëve.

"Me qëllim që të arrihet marrëveshja, Avokati i Popullit u është drejtuar palëve me një draft marrëveshje në të cilën ka propozuar një zgjidhje të mundshme, si zgjidhje e balancuar mbi bazën e qëndrimeve që palët kanë prezantuar, e njëkohësisht me kujdes janë paraqitur qëndrime që mund të sjellin konsensus", shkruan veç tjerash.

Njoftimi i plotë:

Avokati i Popullit, z. Naim Qelaj në kuadër të angazhimit si ndërmjetues mes palëve për zgjidhjen e situatës së krijuar për shkak të grevës nga sindikatat, e me qëllim të njoftimit të opinionit publik dhe interesimit të mediave, njofton se:

Sot, Avokati i Popullit ka pranuar letër nga Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës e Kosovës (SBAShK) dhe tanimë të gjitha palët kanë paraqitur qëndrimet e tyre për daljen nga kjo situatë.

Me qëllim që të arrihet marrëveshja, Avokati i Popullit u është drejtuar palëve me një draft marrëveshje në të cilën ka propozuar një zgjidhje të mundshme, si zgjidhje e balancuar mbi bazën e qëndrimeve që palët kanë prezantuar, e njëkohësisht me kujdes janë paraqitur qëndrime që mund të sjellin konsensus.

Avokati i Popullit njofton se edhe më tej do të angazhohet për të përafruar palët në marrëveshje, duke ripërsëritur se është urgjente gjetja e një zgjidhjeje, që do të jetë në interes për të gjithë, e në veçanti për fëmijët.

Në pritje të përgjigjeve nga palët, Avokati i Popullit do të mbaj të informuar publikun.

Lajme të ngjashme