Avokati i njërës prej edukatoreve që dyshohen për dhunë: Rasti është hiperbolizuar - NACIONALE

Avokati i njërës prej edukatoreve që dyshohen për dhunë: Rasti është hiperbolizuar

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Avokati i njërës prej edukatoreve të çerdhes “Gëzimi ynë”, Bajram Zogiani, ka deklaruar se rasti nuk është siç shihet por që është hiperbolizuar.

Sipas tij, kjo është bërë nga mediet e më pastaj nga familjarët, raporton Ekonomia Online.

“Unë jam avokat i Naime Musa, intervistimi ka zgjat 40 minuta, kjo çështje është duke u zmadhuar së tepërmi, së pari nga mediet e më pastaj nga prindërit”.

“Akuzë nuk ka ende, ajo po akuzohet për sjellje jo të mirë e që nuk është e vërtetë. Është një punëtorë e që punon që 24 vjet në këtë institucion dhe që nuk ka qenë në asnjë procedurë gjyqësore. Unë i kam parë pamjet dhe ajo fillimisht është ndalesë që mos të dalë jashtë dhe nuk ishte duke e përballuar vendosjen në çerdhe”, tha avokati.

“Akuzë nuk ka ende, ajo po akuzohet për sjellje jo të mirë e që nuk është e vërtetë. Është një punëtorë e që punon që 24 vjet në këtë institucion dhe që nuk ka qenë në asnjë procedurë gjyqësore. Unë i kam parë pamjet dhe ajo fillimisht është ndalesë që mos të dalë jashtë dhe nuk ishte duke e përballuar vendosjen në çerdhe”, vijoi Musa.

“Ajo është vetëm një ndalesë e cila i është bërë fëmijës në mënyrë që mos të dalë nga objekti pasi që ai është në adaptim një mujor, është që 15 ditë i vendosur në çerdhe dhe nuk po e përballon vendosjen në çerdhe. Nuk ka qenë tërheqje zvarrë, vetëm një ndalesë. Vendimi nuk dihet ende, pritet. Nuk janë as ndaluar as të arrestuar, pritet përgjigjja nga Prokurori”.

Lajme të ngjashme