Avokati i familjes së Marigona Osmanit: Video-xhirimet dëshmojnë se e ndjera pati vdekje mizore
Avokati i familjes së Marigona Osmanit ka komentuar vendimin e Gjykatës për dënim të përjetshëm.
Ai ka thënë se video-xhirimet kanë qenë provat kryesore, të cilat kanë dëshmuar vdekjen mizore të Marigona Osmanit.
“Kemi prova të mjaftueshme. Provat kryesore janë të 1 dhe 2 qershorit, video-incizimet të cilat janë publikuar. Dhe mizoria është konstatuar mbi bazën e video-xhirimeve, që dytë janë involvuar në vrasjen në vrasjen mizore”, tha ai, raporton Nacionale.
“Apeli e ka rekomanduar të plotësohen disa prova të cilat janë riplotësuar, Apeli e ka atë të drejtë ligjore. Është e çuditshme si është kthyer në rigjykim ku nuk janë cituar provat kryesore. Të gjitha jemi thirrë në video-xhirimet, ato nuk i ka cituar Apeli që parimisht i bjen që nuk i ka shikuar fare. Janë prova konkrete video-xhirimet, aty shihet që e ndjera ka pasur vdekje me dhimbje të mëdha”, deklaroi ai.