Avokati Çerkini: Aliu ka kontribuuar në mënyrë substanciale që të zbardhet rasti për të cilin është intervistuar - NACIONALE

Avokati Çerkini: Aliu ka kontribuuar në mënyrë substanciale që të zbardhet rasti për të cilin është intervistuar

5 orë më parë

nga NACIONALE

Avokati i ish-ministrit Liburn Aliu, Artan Çerkimi, ka treguar se sot klienti i tij është intervistuar në cilësinë e të dyshuarit.

Para gazetarëve, ai ka thënë se Aliu ka kontribuuar në mënyrë substanciale që të zbardhet rasti për të cilin është intervistuar.

Sipas tij, ish-ministri i ka dhënë të gjitha shpjegimet për përgjegjësitë e tij.

Z. Aliu i është përgjigjur ftesës së prokurorisë pa asnjë hezitim. I ka dhënë të gjitha shpjegimet për funksionin e tij si ministër, të gjitha përgjegjësitë që i ka pasur në lidhje me pretendimet e ngritura. Mendoj se ka kontribuuar në mënyrë substaciale që kjo çështje të zbardhet”, ka thënë Çerkimi

Lajme të ngjashme