Autoritetet amerikane: Nuk ka asnjë dëshmi se sistemi i votimit është komprometuar
Agjencia e Sigurisë Kibernetike thotë se nuk ka asnjë provë që ndonjë nga sistemet e votimit të përdorura në 8800 juridiksione në të gjithë SHBA-në është komprometuar.
"Ne nuk kemi parë asnjë provë që ndonjë sistem votimi ka fshirë ose humbur vota, ka ndryshuar vota ose është komprometuar në ndonjë mënyrë," tha shefja e agjencisë Jen Easterly.
Anëtari i komisionit zgjedhor në Gjeorgji: Duhet të numërohen më pak se 10 mijë vota, ndryshimi i rezultatit të garës nuk është i mundur
Zyrtari më i lartë zgjedhor i Gjeorgjisë, Gabriel Sterling, tha se kishin mbetur më pak se 10,000 vota për t'u numëruar në shtet, që do të thotë se beteja për Senatin do të vazhdojë në balotazhin e dhjetorit.
Zgjedhjet e vitit 2022 janë tashmë "një histori", megjithëse numërimi i votave vazhdon në shumë vende me kaq shumë gara të ngushta – dhe nuk ishte ajo që prisnin shumica e politikanëve.
Demokratët, të cilët pritej të pësonin humbje të konsiderueshme në Dhomën e Përfaqësuesve, duket se e kanë mbajtur veten, por ata ende duket se do të përfundojnë në pakicë. /Nacionale/

