Ashpërsohet Kadri Rahimaj, e shkarkon drejtoreshën për mos respektim të orarit - NACIONALE

Ashpërsohet Kadri Rahimaj, e shkarkon drejtoreshën për mos respektim të orarit

1 vit më parë

nga NACIONALE

Kryetari i Kamenicës, Kadri Rahimaj, përmes një postimi në Facebook ka berë të ditur se sot ka liruar nga detyra drejtoreshën e Drejtorisë së Administratës së Përgjithshme, Merita Agaj.

Sipas Rahimaj, deri tek shkarkimi i Agajt ka ardhur pas vërejtjeve të adresuara nga ai dhe ankesave të qytetarëve për mos respektim të orarit të punës.

“Për shkak të vërejtjeve të vazhdueshme të adresuara nga unë por edhe nga pjesëtarë të tjerë të stafit tim, ankesave të qytetarëve, mosrespektimit të orarit të punës dhe mungesës së angazhimit në sektorin përkatës, sot lirohet nga detyra drejtoresha e Drejtorisë së Administratës së Përgjithshme, Merita Agaj. E kemi thënë që nga fillimi i qeverisjes, nuk do të lejojmë thyerje të rregullave në vendin e punës dhe mungesë angazhimi”, shkruan ai në Facebook.

Ky është shkarkimi i dyte brenda pak ditës, që ka ndodhur në komunat e udhëhequra nga VV-ja, edhe kryetari i Gjilanit Alban Hyseni ka liruar nga detyra drejtoreshën e arsimit nga kjo komunë.

Lajme të ngjashme