Arrin në ujërat turke anija e parë me drithë ukrainas - NACIONALE

Arrin në ujërat turke anija e parë me drithë ukrainas

4 vjet më parë

nga Miranda Shala

Ngarkesa e parë zyrtare e grurit ukrainas që nga pushtimi i Rusisë ka arritur të martën në ujërat territoriale turke.

Sipas AFP-së, anija Razoni me flamurin e Sierra Leone do të inspektohet të mërkurën pranë Stambollit nga një ekip që përfshin zyrtarë rusë dhe ukrainas përpara se të vazhdojë me dërgimin e ngarkesës prej 26,000 tonë në Tripoli, Liban.

“Inspektimi i anijes nga ekipi i përbashkët i inspektimit do të fillojë të mërkurën në mëngjes”, ka bërë të ditur ministria turke e mbrojtjes.

Ngarkesa, e nisur nga porti i Odesës në Detin e Zi ditën e hënë, është e para që realizohet pas një marrëveshjeje të ndërmjetuësuar nga Turqia dhe të mbështetur nga OKB-ja muajin e kaluar.

Lajme të ngjashme