Arrestohet një person pasi qëlloi me armë në një festë familjare
Sipas një komunikate të Policisë së Kosovës, pas raportimeve për të shtëna në një aheng familjar, është arrestuar një 38-vjeçar dhe sekuestruar një pistoletë.
Njoftimi i plotë i Policisë së Kosovës është si më poshtë:
KOMUNIKATË PËR MEDIA
Përdorimi i armës
Sot, rreth orës 16:50, Policia Rajonale e Ferizajt ka pranuar një informacion se në rrugën "Epopeja e Jezercit" në Ferizaj, në një aheng familjarë ka gjuajtje me armë zjarri.
Policia e stacionit në Ferizaj, nën autorizim edhe të Prokurorit kujdestar nga Prokuroria Themelore në Ferizaj, i ka marrë veprimet e nevojshme dhe menjëherë është nisur në drejtim të asaj rruge.
Policia tek i dyshuari, personi me inicialet V.A ( M/K) i moshës 38 vjeçar ka gjetur dhe si prova materiale më pas ka sekuestrur një armë ( pistoletë) me një karikator dhe dy (2) fishekë.
I dyshuari është shoqëruar në stacionin e policisë në Ferizaj dhe pas intervistimit nga hetuesit policor, me vendim të Prokurorit të rastit, është liruar për procedurë të rregullt hetimore, ndërsa rasti është cilësuar " Mbajtje në pronësi, kontroll, ose posedim i paautroizeuar i armës & Përdorimi i armës".