Arrestohet një person në Prizren pasi gjuajti me armë zjarri në aheng familjar - NACIONALE

Arrestohet një person në Prizren pasi gjuajti me armë zjarri në aheng familjar

1 vit më parë

nga NACIONALE

Policia e Kosovës ka njoftuar se një person ëshë arrestuar dhe kanë konfiskuar një armë dhe municion në fshatin Billush të Prizrenit.

I dyshuari ka shtënë me armë zjarri gjatë një ahengu familjar ku më pas është njoftuar policia.

“Patrulla policore me urgjencë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka lokalizuar të dyshuarin L.S (viti i lindjes 1969), mashkull kosovar shqiptar, tek i cili është gjetur një armë e zjarrit e markës “Beretta APX” , dy karikator 21 fishek kalibër 9X19 dhe 19 fishek kalibër i panjohur.”, thuhet në njoftim.

Sipas njoftimit të policisë të dyshuari i është kontrolluar makina ku janë gjetur 124 fishek kalibër i panjohur, 174 fishek te ndryshëm te kalibrit dhe llojit te panjohur dhe, 1 karikator i armës se gjate AK47 i zbrazet, gjithashtu janë gjetur edhe, 5 gëzhoja ku dyshohet se i dyshuari kishte shtënë me armen e tij.

“Në vendin e ngjarjes njësitet e forenzikës në cilësinë e provave materiale kanë sekuestruar armën dhe municionin e gjetur. Me urdhër të prokurorit të shtetit iniciohet rasti “Shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm “, dhe “Posedim dhe armëmbajtje pa leje”, thuhet në njoftimin e policisë.

Ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë. Policia e Kosovës Drejtoria Rajonale e Policisë Prizrenit i bën thirrje qytetarëve ë mos përdorin armë gjatë ahengjeve familjare. “Festo me zemër jo më armë”- thuhet në postim.

Lajme të ngjashme