Arrestohet një person në Leposaviq: Në shtëpi i gjenden armë zjarri, municion dhe pajisje të tjera ushtarake
Policia e Kosovës ka njoftuar se dje ka arrestuar një person në Leposaviq.
Në raportim 24 orësh, policia ka treguar se të njëjtit në shtëpi i janë gjetur armë zjarri, municion dhe pajisje të tjera ushtarake.
“Është arrestuar i dyshuari pasi që gjatë kontrollit në shtëpinë e tij janë gjetur dhe konfiskuar: armë zjarri, municion, uniforma ushtarake si dhe pajisje tjera ushtarake. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.