Arrestohet një person në Banjskë: Policia i gjen pushkë gjuetie dhe xhaketë me emblemë të ushtrisë serbe
Një person është arrstuar në Banjskë të Zveçanit.
Të njëjtit, Policia i ka gjetur një pushkë gjuetie dhe xhaketë me emblemë të ushtrisë së Serbisë.
Njoftimi:
Fshati Bajskë, Zveqan / 14.10.2024 – 14:45. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, për shkak se gjatë kontrollit në shtëpinë e tij janë gjetur dhe sekuestruar një pushkë gjuetie me 9 fishekë dhe një xhaketë me emblemë të ushtrisë serbe. I dyshuari pas intervistimit me urdhër të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.