Arrestohet një person në Gjilan, i sekuestrohen 3 mijë euro të dyshuara si të falsifikuara
Policia e Kosovës ka njoftuar se është arrestuar një person dhe janë sekuestruar rreth 3 mijë euro të dyshuara si të falsifikuara.
Siç thuhet në raportin e policisë, i dyshuari I. I. është shoqëruar në NJRHKEK, në prezencë të avokatit mbrojtës është intervistuar në cilësinë e të dyshuarit dhe pas përfundimit të intervistës, me aktvendim të prokurorit të shtetit, i njëjti është ndaluar për 48 orë.
“Gjatë bastisjes së realizuar në objektin ku është dyshuar se mbahen paratë e falsifikuara, gjegjësisht në shtëpinë e të dyshuarit I. I. (1990) m/k janë gjetur dhe janë sekuestruar kartëmonedha të dyshuara për falsifikim në vlerë prej 1x200 €, 12x100 €, 27x50 €, monedha të metalta 57x1 €, 16x2 €, 37x0.50 €, 45x0.20 €, 24x0.10 € dhe 20x0.05 €. Vlera e përgjithshme e parave të konfiskuara është 2869.90 € (dy mijë e tetëqind e gjashtëdhjetë e nëntë mijë), të cilat do të ekzaminohen nga Njësiti i Krimteknikës Rajonale në Gjilan, për shkak të dyshimit se nuk përkojnë me veçoritë teknike dhe tiparet e sigurisë për monedhat euro”, thuhet në komunikatën e policisë.
