Kosovarët po rrezikohen nga barnat e falsifikuara - NACIONALE

Kosovarët po rrezikohen nga barnat e falsifikuara

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Kosova ballafaqohet edhe me falsifikimin e ilaçeve e medikamenteve tjera mjekësore. Si rrjedhojë gjatë ditës së enjtë zyrtarë të Oda Ekonomike Amerikane (OEAK) ka mbajtur tryezë diskutimi me temën “Parandalimi i barnave të falsifikuara: Fakte dhe shifra”.

Në tryezë u fol për rrezikshmërinë nga blerja e barnave të falsifikuara .

E sa i përket kësaj problematike nga Ministria e Shëndetësisë thanë se vetëm 24 raportime janë bërë gjatë dy viteve të fundit. Nga tro disa raportime u bën nga mjekët e një tjetër nga një nga farmacisti i spitalit.

Kryetari i OEAUK-ut, Arian Zeka, tha se rrezikshmëria nga barnat e falsifikuara është e madhe.

Barnat e falsifikuara janë produkte që mund të mos i përmbushin standardet e që përmbajnë më pak ose aspak përbërës aktivë, apo mund të përmbajnë edhe substanca të kontaminuara, ose në rastet më të këqija, edhe mund të ofrohen në dozat jo të duhura. Prandaj është e rëndësishme që të përforcohen masat e kontrollit, që të parandalohen barërat e falsifikuara që mund të importohen në vend, sidomos nga prodhues të panjohur e këto masa duhen rregulluar me dispozitat e duhura ligjore, të cilat do të duheshin penguar barërat e falsifikuar”.

Zeka gjithashtu tha se përveç rritjes së kontrollit, është e rëndësishme që të lehtësohen procedurat për importimin e barërave të verifikuara, sidomos për ato që vijnë nga tregu evropian.

Do të duheshin lehtësuar në anën tjetër importimin e barërave të verifikuara nga prodhuesit e sigurt e sidomos barërat të regjistruara në tregjet e bashkimit evropian. Duhet rritur edhe kontrolli i shitjes së barërave për të cilat përshkrimi nga ana e mjekëve është e domosdoshme, prandaj ne në Odën Amerikane po e shohim të rëndësishme, që bashkë me anëtarët e komiteti tonë shëndetësor e palët e tjera të interesit, ligjvënësit, Ministrinë, autoritetet rregullative e licensuese e ofruese të shërbimeve të kujdesit shëndetësor të diskutohen çështje të tilla”, u shpreh ai.

Ndërsa, zëvendësministri i Shëndetësisë, Arsim Berisha, tha se MSh është në përfundim të kornizës ligjore, sa i përket rregullave për prodhimin dhe përcaktimin e çmimit të barnave.

“Tashmë grupi punues ka përfunduar punimet dhe së shpejti do të përfundojë edhe diskutimet me individë të ndryshëm lidhur më këtë çështje. Ky vit është sikur asnjëherë më parë me një buxhet goxha të madh për shëndetësi. Një hap tjetër e kemi bërë në monitorimin e këtij tregu. Ndërsa për temën e sotme, që është falsifikimi i barnave, ndikon drejtpërdrejtë tek shëndeti publik”, tha Berisha.

Lajme të ngjashme