Arrestohet një grua për dhunë fizike ndaj një burri në Deçan, lëndime pëson edhe një zyrtare policore - NACIONALE

Arrestohet një grua për dhunë fizike ndaj një burri në Deçan, lëndime pëson edhe një zyrtare policore

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Një grua është arrestuar pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj një burri në Deçan.

Sipas raportit 24 orësh të PK-së, lëndime trupore ka pësuar edhe një zyrtare e policisë.

E dyshuara është dërguar në mbajtje teksa rasti është hapur si “dhunë në familje”.

Raporti i plotë:

DHUNË NË FAMILJE

Deçan /13.12.2023-22:30. Është arrestuar e dyshuara femër kosovare, pasi që e njëjta ka ushtruar dhunë fizike ndaj viktimës mashkull kosovar. Lëndime trupore nga e dyshuara ka pësuar edhe një zyrtare policore e cila ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit e dyshuara dërgohet në mbajtje.

Lajme të ngjashme