Arrestohet një burrë në Prishtinë, sulmoi fizikisht vajzën dhe kanosi gruan e tij
Policia e Kosovës ka arrestuar një burrë pasi dyshohet se kishte sulmuar fizikisht vajzën e tij si dhe kishte kanosur gruan e tij.
Sipas raportit 24 orësh të PK-së, i dyshuari është dërguar në mbajtje.
Rasti është hapur si “dhunë në familje”.
“DHUNË NË FAMILJE Prishtinë 31.10.2023 – 20:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak se kishte sulmuar fizikisht vajzën e tij, si dhe kishte kanosur bashkëshorten e tij. I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.” – thuhet në raport.
