Arrestohet në Gjakovë një person i kërkuar nga gjykata, dërgohet në vuajtje të dënimit prej tre vitesh - NACIONALE

Arrestohet në Gjakovë një person i kërkuar nga gjykata, dërgohet në vuajtje të dënimit prej tre vitesh

2 muaj më parë

nga NACIONALE

Një person i kërkuar me urdhëresë të gjykatës është arrestuar sot në fshatin Rracaj të Gjakovës dhe është dërguar në institucionin korrektues për vuajtjen e dënimit me burgim prej tre vitesh.

Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, arrestimi është realizuar rreth orës 14:10 nga zyrtarët policorë të Stacionit Policor në Gjakovë.

Personi i arrestuar, i identifikuar me inicialet K.B., ishte i kërkuar me urdhëresë të Gjykatës Themelore në Gjakovë për veprat penale “Lëndim i rëndë trupor” dhe “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

Pas arrestimit dhe përfundimit të procedurave të parapara ligjore, i njëjti është dërguar në institucionin korrektues për vuajtjen e dënimit me burg në kohëzgjatje prej tre vitesh.

Lajme të ngjashme