Arrestohet i dyshuari që gjuajti me armë zjarri në drejtim të policit në Pejë - NACIONALE

Arrestohet i dyshuari që gjuajti me armë zjarri në drejtim të policit në Pejë

1 vit më parë

nga NACIONALE

Policia e Kosovës ka arrestuar një person i cili gjuajti me armë zjarri një polic në Pejë.

I dyshuari ka shtënë me armë zjarri në drejtim të polici menjëherë pasi kishte provuar ta godas me veturë.

“Sot me datё 17.12.2024, rreth orёs 16:03, deri sa zyrtari Policor ishte duke kaluar zebrat nё rrugën “ Mbreteresha Teutё”, “Përball Policisё”, ka ardhur njё veturё me targa vendore, duke tentuar ta godas me automjet zyrtarin Policor, zyrtari Policor iu ёshtё shmangur goditjes nga kjo veturë, i dyshuari gjatё levizjёs nga dritarja e automjetit ka shtёnё me armё zjarri dy (2) herё nё drejtim tё zyrtarit Policor, mirëpo fatmirësisht zyrtari Policor nuk ёshtё lënduar nga kёto tё shtёna. Personi i dyshuar ёshtё larguar me shpejtёsi tё madhe me veturёn ne fjalё”.

“Stafi menagjues i Drejtorisё Rajonale tё Policisё nё Pejё, hetuesit e Sektorit Rajonal pёr Hetime, Hetuesit e Stacionit Policor nё Pejё, Njёsia pёr reagim tё shpejtё dhe njësi tjera përkatëse, janё vёnё nё kërkim tё personit tё dyshuar, pas njё pune intensive operativo-hetimore, mes tjerash janё realizuar tri (3) bastisje nё lokacione tё ndyshme”, thuhet në komunikatë.

“Tё gjitha veprimet janё marrё ne koordinim me Prokurorin e shtetit, i dyshuari pas intervistimit me vendim te Prokurorit tё shëtit ёshtё dёrguar nё mbajtje pёr 48-orё, ndërsa rasti cilësohet “Vrasje e Rёndё nё Tentativë” dhe “ Mbajtje nё Pronësi, Kontroll ose Posedim i Paautorizuar i Armëve””, thuhet në komunikatë.

Lajme të ngjashme