Arrestohet i dyshuari për dhunimin e një gruaje në Gjilan
Policia e Kosovës ka arrestuar një burrë i cili dyshohet për dhumin e një gruaje në muajin shtator në Gjilan.
Sipas viktimiës, i dyshuari duke përdorur identitet të rremë ka kryer marrëdhënie seksuale pa dëshirën e saj.
Raporti i plotë:
DHUNIM
Gjilan 03.09.2023, NN. Viktima femër kosovare me datën 03.09.2023 ka raportuar se i dyshuari mashkull kosovar duke përdorur identitet të rremë ka kryer marrëdhënie seksuale pa dëshirën e saj. Lidhur me rastin sot me datën 11.10.2023 është arrestuar i dyshuari dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.