Arrestohet gjilanasi, dyshohet se ka mbajtur dhe shfrytëzuar një shtetase të Serbisë në lokalin e tij
Policia e Kosovës ka arrestuar një person që dyshohet se në lokalin e tij në Gjilan, ka mbajtu dhe shfrytëzuar një shtetase të Serbisë.
Sipas policisë, i arrestuari është dërguar në mbajtje.
Raporti i plotë i PK-së:
TRAFIKIM ME NJERËZ
Fsh. Domorovc, Gjilan 26.08.2022 – 23:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti dyshohet se në lokalin e tij ka mbajtur dhe shfrytëzuar viktimën femër shtetase të Serbisë. I dyshuari pas intervistimit me vendim të Prokurorit, dërgohet në mbajtje, rasti nën hetime.
