Arrestohet burri në Lipjan pasi sulmoi fizikisht të miturën me pretekst se ajo kishte vjedhur disa gjësende nga marketi i tij - NACIONALE

Arrestohet burri në Lipjan pasi sulmoi fizikisht të miturën me pretekst se ajo kishte vjedhur disa gjësende nga marketi i tij

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Një burrë është arrestuar e dërguar në mbajtje pasi dyshohet se ka sulmuar fizikisht një vajzë të mitur në fshatin Dobrajë e Madhe të Lipjanit.

Sipas raportit 24 orësh të PK-së, i dyshuari e kishte sulmuar të miturë pasi ajo ditë më parë kishte vjedhur disa gjësende nga marketi i tij.

Raporti i plotë:

LËNDIM I LEHTË TRUPOR

Fsh. Dobrajë e Madhe-Lipjan,14.11.2023-19:30.Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti e kishte sulmuar fizikisht viktimën femër kosovare (e mitur), me pretekst se ajo ditë më parë kishte vjedhur disa gjësende nga marketi i tij. Me vendim të prokurorit kujdestar, i dyshuari dërgohet në mbajtje.

Lajme të ngjashme