Gjashtë raste të dhunës në familje për 24 orë në Kosovë
Gjashtë raste të dhunës në familje janë raportuar gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë.
Sipas raportit 24 orësh të PK-së, pesë raste janë regjistruar veç në rajonin e Prishtinës ndërsa një në Junik.
Më poshtë mund të lexoni të gjitha këto raste:
DHUNË FAMILJARE
Fushë Kosovë 14.11.2023-00:25. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje ka sulmuar fizikisht bashkëshorten dhe vajzën e tij. Viktimat kanë pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
Podujevë 11.11.2023-19:00. Me 14.11.2023 viktima mashkull kosovar, ka raportuar se bashkëshortja e tij ka ushtruar dhune psikike ndaj tij. Lidhur me rastin, e dyshuara është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim te prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.
Gllogoc 14.11.2023-11:00.Viktima femër kosovare, ka raportuar se pas një mosmarrëveshje është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. I dyshuari është intervistuar dhe me vendim të prokurorit lirohet në procedurë te rregullt.
Fushë Kosovë, 14.11.2023-20:00.Viktima femër kosovare ka raportuar se disa muaj më parë kishte pasur dhunë fizike nga ish bashkëshorti i saj. Lidhur me rastin është intervistuar i dyshuari i lartcekur dhe me urdhër të prokurorit kujdestar, rasti procedohet në procedurë të rregullt.
Prishtinë, 14.11.2023-17:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti kishte ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij. Të dyshuarit i është sekuestruar një armë për të cilën i dyshuari posedonte leje. Me vendim të prokurorit kujdestar, i dyshuari është dërguar në mbajtje.
DHUNË NË FAMILJE
Junik 14.11.2023-15:30 Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi i njëjti kishte ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij. Viktimës i është ofruar tretmani mjekësor. I dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.