Arrestohet 46-vjeqari pasi gjuajti me kallashnikov në Pejë - NACIONALE

Arrestohet 46-vjeqari pasi gjuajti me kallashnikov në Pejë

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Është arrestuar nga Policia e Kosovës një 46-vjeqarë, pasi gjuajti me kallashnikov në shtepinë e tij në Pejë.

Policia në vendin e ngjarjes ka gjetur tre fishek të gjallë kalibër 7.62x39mm si dhe gjashtë gëzhoja të njëjtit kalibër, ku është sekuestruar edhe arma AK-47 që është përdorur.

“Drejtoria Rajonale e Policisë nё Pejë, Stacionin Policor në Pejë, me datë 07.07.2024, është njoftuar se në fshatin Katundi i Ri në Pejë, në një shtëpi ka të shtëna me armë. Policia menjëherë ju ka përgjigjur rastit dhe ka kryer shikimin e vendit ngjarjes, ku janë gjetur tre fishek të gjallë kalibër 7.62x39mm si dhe gjashtë gëzhoja të njëjtit kalibër. Arma AK-47 e cila është përdorur është sekuestruar”- thuhet në njoftim.

Lajme të ngjashme