Arrestohen 7 shqiptarë në Spanjë, shkak trafiku i drogës
Shtatë persona të arrestuar dhe të shtatët shqiptarë.
Kështu raportojnë mediat spanjolle, teksa shkruajnë për një operacion policor anti-drogë.
Ata u kapën në Valencia, në një aksion ku humbi jetën një 25-vjeçar.
Gjatë aksionit respektiv, në fermën e kanabisit, i riu vrapoi duke hipur mbi çatinë e ndërtesës ku kultivohej marihuana, por gjatë tentativës për t’iu arratisur policisë, ai ra nga lartësia.
Pas kontrolleve agjentët zbuluan se pjesa e brendshme e ndërtesës ishte një fermë industriale droge.
E njëjta kishte plantacion të madh marihuane.
Oficerët e policisë kontrolluan edhe kuvertën e anijeve aty pranë dhe arrestuan shtatë persona, të gjithë me origjinë shqiptare.
