Arrestimi i Mujkës, Bajrami: VV-ja edhe përfshirë në korrupsion, edhe koordinohet me Radojçiqin - NACIONALE

Arrestimi i Mujkës, Bajrami: VV-ja edhe përfshirë në korrupsion, edhe koordinohet me Radojçiqin

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Për arrestimin nën dyshime për korrupsuion të Faruk Mujkës, kryeshefit të ndërmarrjes publike “Ibër-Lepenci” i cili është edhe ish-nëkryetar i Mitrovicës së Jugut nga Lëvizja Vetëvendosje, ka reaguar edhe deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete N. Bajrami, e cila shkroi se “kemi një parti në pushtet që është përfshirë në korrupsion, koordinohet dhe bashkëpunon me Radojcicin”.

Reagimi i Bajramit:

Koordinimi me Radojcicindo të mbetet nën hije, partinë në pushtet e ka kapluar korrupsioni

I fundit i arrestuar për korrupsion është eksponenti i Lëvizjes Vetëvendosje në Mitrovicë, i cili kundërligjshëm është bërë drejtor në ndërmarrjen publike “Ibër Lepenci”. Pra, arrestimi i Faruk Mujkës paska ndodhur për shkak të korrupsionit. Nagip Krasniqi i KEK-ut u arrestua për korrupsion. Martin Berishaj po hetohet për disa vepra penale.

Pra, kemi një parti në pushtet që është përfshirë në korrupsion, koordinohet dhe bashkëpunon me Radojcicin.

Lajme të ngjashme