Armend Muja: Greva po përdoret për pakënaqësinë e PAN-it ndaj Kurtit
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Armend Muja ka folur në lidhje me grevat e përgjithshme dhe deklaratat e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti se sindikalistët janë pjesë e PAN-it, ka thënë se përbërja e SBAShK-ut reflekton impulse politike të PAN-it, ku siç thotë ai, sekretari i kësaj sindikate, Ymer Ymeri është militant i PDK-së.
Kjo grevë nuk është duke u bërë për nxënësit as për mësimdhënësit, por ndaj kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti.
Sipas tij, problemi i SBAShK-ut nuk është nxënësi, por 14 shkurti.
“Përpërja e SBAShK-ut reflekton impulse politike të PAN-it, sekretari është një militant i hapur i PDK-së, Ymer Ymeri, mandej nuk e di pse nuk e pranon ai, unë e njoh, ai është Kadri Vesel i hapur. Problem i Ymer Ymerit është Albin Kurti, nuk është rroga e arsimtarit e as nxënësi. Greva është duke u përdorur për shkak të pakënaqësisë të PAN-it me kryeministrin e vendit”, tha Muja.
