Ardian Kastrati: Fqinjët po merren me projekte të mëdha, ne ende me muhabete të kafeve - NACIONALE

Ardian Kastrati: Fqinjët po merren me projekte të mëdha, ne ende me muhabete të kafeve

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Deputeti i PDK-së, Ardian Kastrati ka thënë se Kosova nëse merr garanci, duhet të futet në nismën “Ballkani i Hapur”.

Kastrati në emisionin DPT te Fidani, ka thënë se klasa politike në Kosovë po merret me muhabete të vogla, e shtetet fqinje po bëjnë projekte të mëdha.

“Ne ende merremi me disa tema që janë ngritur gjatë kohës sikur demarkacioni, Kulla, Zhlepi e të tjera. Serbia po merr investime. Turqia, Italia, Amerika e të gjithë nga pak. Mos të flasim për lojën me dy karrige të Vucicit. Në anën tjetër, Shqipëria me gazsjellësin TAP. Baza amerikane në Kuçove, porte e aeroporte. Tash kandidatura për BE dhe rezoluta kundër Dick Marty. Këtu po merremi me small talk. Pra në njërën anën “big projects” ndërsa te ne muhabete të kafeve. Kjo për shkak të garniturave politike që kanë udhëhequr”, tha ai.

Tutje ai ka thënë se “Ballkani i Hapur” nuk është projekt serb dhe se është banale të mendohet kështu.

“Jo bre cfare. Në asnjë mënyrë. Kjo është shumë banale. Para se me hy në një projekt, cdo garniturë politike duhet të shikojë cilat është arsyeshmëria. Edi Rama po i eklipson këta. Në dalje e në prezantime. Duhet të shkohet në Open Balkan e të thuhet ‘mirëdita, ne i kemi disa pyetje’. Besnik Bislimi po shkon në forume cdo ditë ku ka edhe zyrtarë serbë. Pastaj duhet të pyetet se cila është garanca që Rusia nuk ka ndikim. Pasi ne nuk mund t’i zgjedhim fqinjët. Serbia është kjo që është. I merr përgjigjet dhe në atë moment nëse nuk të pëlqejnë si Kosovë ua thua se nuk po vijë. Këta e kanë gjetur një mënyrë që të barrikadohen në Prishtinë”, shtoi ai.

Lajme të ngjashme